Blendi Gurra: Rama ka dështuar në të gjitha drejtimet, më 25 Prill qytetarët do të ndëshkojnë keqqeverisjen!
Kandidati i LSI-së për Dibrën, Blendi Gurra ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se kryeministri i vendit ka dështuar në të gjitha drejtimet duke mos përmbushur asnjë premtim që ka dhënë.
Postimi:
Pas tetë viteve në pushtet, kryeministri i vendit ka dështuar në të gjitha drejtimet duke mos përmbushur asnjë prej premtimeve që ka dhënë.
Tashmë duke mos pasur asnjë bilanc e arritje për tu treguar njerëzve, e vetmja mënyrë që i ka mbetur për të përdorur në fushatë është sharja, denigrimi e shpifja ndaj kundërshtarëve të tij politik.
Kështu sillet dikush që është në fundin e vet!
Më 25 Prill qytetarët do të ndëshkojnë keqqeverisjen.
Më 25 Prill e kthejmë Shqipërinë #shtëpinëtonë