Blendi Klosi: Liqeni i Pogradecit në sprovën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi njofton se Shqipëria ka dorëzuar sot Dosjen e Kandidimit të rajonit të Liqenit të Ohrit si Trashëgimi Natyrore dhe Kulturore në Listën e Trashëgimisë Botërore UNESCO-s.

Në një njoftim në Facebook, Klosi shprehet se Përgatitja e dosjes nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit u realizua nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, ekspertët e fushave respektive, institucioneve lokale dhe pushtetit vendor.

Postimi i plotë i ministrit, Blendi Klosi:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një lajm i bukur për t’u ndarë me ju miq!

Swiss Digital Mobile Reklama

Liqeri i Lasgushit, poezive të dashurisë dhe natyrës piktoreske në çdo stinë, me pasuritë e tij natyrore dhe kulturore është tashmë në sprovën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s!

Shqipëria dorëzoi sot Dosjen e Kandidimit të rajonit të Liqenit të Ohrit si Trashëgimi Natyrore dhe Kulturore në Listën e Trashëgimisë Botërore. Pas një pune të gjatë përgatitore, e gjithë dosja voluminoze, me vlerat e pamohueshme natyrore dhe kulturore të liqenit është tashmë në Qendrën e UNESCO –s në Paris, në pritje të miratimit nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore.

Përgatitja e dosjes nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit u realizua nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, ekspertët e fushave respektive, institucioneve lokale dhe pushtetit vendor.

Bashkë me dosjen e nominimit është tashmë dhe suplementi i Planit të Menaxhimit të rajonit të Liqenit të Ohrit, që do të kontribuojë në ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të zonës, duke siguruar, bashkëpunuar dhe shkëmbyer eksperiencën në kontekst ndërkufitar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?