Blendi Klosi: Për herë të parë, më shumë turistë sesa shtretër

 

Lushnja mund të shndërrohet në një pikë të ndërmjetme turistike përsa i përket agroturizmit, agropërpunimit dhe ofertave alternative turistike përveç bregdetit. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi vijoi turin e llogaridhënies me publikun në qytetin e Lushnjes.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se për herë të parë këtë sezon turistik, shqipëria do të ketë më shumë turistë sesa shtretër, ndaj duhet shtuar oferta turistike, duhet rritur shërbimi për të përballuar prurjet e turistëve të huaj. “Nëse nuk kuptojmë që duhet t’i shërbejmë turizmit si industri nuk do të ecim përpara”- u shpreh ministri

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Klosi theksoi se qëllimi i dikasterit të tij është shndërrimi i Shqipërisë në një destinacion europian turistik dhe gjetja e një ekuilibri midis zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe mbrojtjes së qëndrueshme të Mjedisit. Për këtë janë ndërmarrë shumë masa për të ndryshuar situatën mjedisore. “Në asnjë rast nuk jemi kundër biznesit por në cdo rast jemi në raport të drejtë me interesin e qytetarëve.”- theksoi kreu i mjedisit duke iu referuar mbylljes së guroreve me malin e Tomorit dhe Urën Vajgurore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në bashkëbisedimin me qytetarët, ministri Klosi kërkoi që për çdo shqetësim qytetarët të shkruajnë  në platformën e bashkëqeverisjes.  “I kemi kërkuar çdonjërit, që ka një merak, një hall, një shqetësim të shkruajë në në platformën Shqipëriaqëduam.al dhe brenda 10 ditësh dot ë marrin përgjigje,  brenda 10 ditësh halli ose problemi I tyre do të jetë në vëmendje të administratës qendrore apo lokale por padyshim të kontrolluara nga vetë ministri. Jo të gjithë kanë marrë përgigje pozitive, por ama që të gjithëve u jemi përgjigjur, jo të gjithë por shumica kanë marrë zgjidhje të problemit por ama shumë prej tyre u është kërkuar që për të marrë zgjidhje të problemit duhet të kenë dokumentet dhe po ashtu ka një grup të cilëve u thuhet jo, pasi ligji nuk e lejon dhe e drejta është në krahun tjetër. Pothuajse në 100 për qind të rasteve ju jemi përgjigjur në kohë brenda 10 ditësh duke e shndërruar këtë platformë në një mekanizëm që korrigjon drejtimin e punëve tona, në një mekanizëm të vërtetë që njerëzit të paktën nuk mbeten me vite me mungesën e një përgjigje”,- tha Ministri Blendi Klosi.

Blendi Klosi: Turistët danezë tashmë me charter Kopenhagen-Rinas

Sezoni veror këtë vit pritet të ketë turistë jo vetëm nga vendet e rajonit, por edhe nga destinacione që më parë nuk mund të mendoheshin.
Mbrëmjen e djeshme në Rinas kanë mbërritur turistët e parë nga Danimarka me një avion charter.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit ka ndarë lajmin e mbërritjes së charterit në rrjetet sociale. “Charteri i parë nga Kopenhageni, në Aeroportin e Rinasit! Turistët vijnë për të eksploruar Shqipërinë; natyrën, traditën, kulturën dhe mikpritjen!”,- shkruan ministri Blendi Klosi.
Ministria e Turizmit këtë vit ka krijuar kushtet për thithjen e sa më shumë turistëve të huaj në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?