Blendi Klosi thirrje të rinjve energjik të Shqipërisë: Bashkojmë forcat për sukses!

Turizmin shqiptar, nisur më herët këtë vit krahasuar më vitet e shkuara,  do e shoqërojë iniciativa Smile Albania, i fokusuar në prezantimin e vlerave  shqiptare të kulturës, natyrës dhe trashëgimisë njerëzore. 1000 të rinj dhe të reja me informacion lidhur me vendet për t’u vizituar në Shqipëri, duke tërhequr vëmendjen edhe për një mjedis të pastër,  do të angazhohen  për të mikpritur turistët në Shqipëri përgjatë muajve të verës.

Nëpërmjet aktivizimit të të rinjve, Shqipëria padyshim do të paraqitet e mrekullueshme, e pastër e bukur dhe me shumë veçori e natyrisht e gatshme për të pritur turistë nga e gjithë bota si destinacion turistik europian” shprehet Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Shqipëria po tërheq gjithmonë e më tepër vëmendjen e turistëve Europianë dhe jo vetëm. Rritja progresive e numrit të tyre përgjatë viteve të fundit është një tregues i qartë se natyra, pozicioni gjeografik, kombinimi i relievit malor me atë detar apo edhe ushqimi i ofruar janë aspekte që ofrojnë një eksperiencë ndryshe për ata që synojnë të eksplorojnë vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me aktorë të ndryshëm të institucioneve shtetërore, shoqërinë civile dhe sektorin privat ofron një risi drejt eksplorimit të mundësive për të mbështetur turizmin shqiptar përmes angazhimit të të rinjve të cilët e shohin turizmin një mundësi mirëpunësimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është realizuar duke përqafuar një përqasje inovative të transmetimit të informacionit, mikpritjes së turistëve, si edhe punësimit të të rinjve në periudhën e verës, ndërkohë që njëkohësisht do të inkorporojë një model ekologjik dhe komunitar nëpërmjet edhe ndërgjegjësimit mjedisor.

Me anë të kësaj formule shumë dimensionale, Smile Albania me përfshirjen e një numri aktorësh që luajnë një rol në industrinë e turizmit të arrijë rezultatet e mëposhtme: Punësimi, fuqizimi, angazhimi, aftësimi i 1.000 të rinjve dhe të rejave në shërbime turistike dhe angazhime mjedisore; Promovimi i shërbimeve turistike dhe vlerave natyrore/kulturore përmes 30 pikave infomacioni ose qendra vizitorësh të shpërndara në të gjithë vendin, duke përqafuar në të njëjtën kohë një përqasje aktive për mbrojtjen e natyrës dhe fuqizimin e komuniteteve lokale; Krijimi i një modeli promovues të turizmit shqiptar përmes informacionit të drejtpërdrejtë të atraksioneve natyrore-kulturore dhe aktiviteteve me karakter lokale; Ngritjen e  eko-kampeve rinore që do të ofrojnë mundësinë për të rinj të tjerë por edhe për vizitorë të përkohshëm që të përfshihen në aktivitete vullnetare në dobi të komuniteteve;   Vendosjen ose rivitalizimi i qendra të informimit (info-points) të cilat do jenë ndihmuese, informuese, mbështetëse e lehtësuese për mikëpritjen, informimin, drejtimin e vizitorëve; Përmes kontakteve me bizneset lokale në rajone të ndryshme të zonës bregdetare dhe qyteteve turistik, promovohen gjerësisht produktet e tyre ushqimore, shërbimet hoteliere apo edhe të tjera turistike, duke synuar rritjen e përfitimeve ekonomike të sa më shumë bizneseve në zonat përkatëse.

Ministri Klosi i bën thirrje të rinjve të bëhen pjesë e skuadrës së turizmit shqiptar duke u siguruar që çdo turist ta kuptojë se “Në Shqipëri nuk je turist. As pushues. As vizitor. Je mik në shtëpinë e shqiptarëve. Rrugëtimi në çdo destinacion të përzgjedhur për të pushuar apo vizituar në Shqipëri, është i sigurt. Shërbimet policore, shëndetësore, shërbimet e transportit dhe ato informuese janë shumë pranë turistëve në çdo zone. 1000 të rinj janë kudo për t’ju ndihmuar dhe lehtësuar qëndrimin tuaj këtu.

Përgatituni të gjeni kudo nëpër rrugë njerëz që ju mirëpresin me buzëqeshje dhe të gjeni ngado nëpër Shqipëri arsye për të buzëqeshur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?