Blendi Klosi thotë se “zgjedhjet janë me standarde”
Pasi ka votuar, ministrin e Turizmit Blendi Klosi ka theksuar se dy objektivat e PS për këto zgjedhje janë realizuar. Në vijim, Klosi iu përgjigj edhe akuzave të PD-së për një rritje fiktive të numrit të pjesëmarrësve.
Ai tha: “Objektivat kanë qenë dy: realizimi i zgjedhjeve me standarde dhe bërja e tyre më 30 qershor. Objektivat e tjera po i ndiqni, janë transparente. Sapo kthehem nga Berati ku pothuajse është arritur numri i votave të 2017, kjo është arritja kryesore.
Pjesëmarrja është e konsiderueshme, detyra jonë ka qenë zgjedhje të ndershme e transparente. Qytetarët mbështesin forca të ndryshme politike. Ka qenë zgjedhje e PD-së të mos jetë në garë, kur t’i gjeni pyetini pse nuk morët pjesë na garë.
Për ne objektivi është realizuar, bërja e zgjedhjeve më 30 qershor. Ashtu si e keni dëgjuar me mijëra herë zgjedhjet u realizuan më 30 qershor.”
KOHA JONË SONDAZH

