Blenë vota, SPAK mbyll hetimin për juristin e Bashkisë
Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka përfunduar hetimin për një nga episodet e kallëzuara si krim elektoral në ditët e fundit para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Dyshimet e para të një grupi simpatizantësh të PD më 22 prill, se dy persona po blenin vota në Maqellarë janë materializuar nga SPAK me akuza zyrtare ndaj juristit të bashkisë Bulqizë, Denis Xholi, 36 vjeç dhe tëafërmit të tij Albion Çeku, 25 vjeç.
Referuar hetimit 6-mujor të SPAK, ka rezultuar e provuar se i pandehuri Denis Xholi dhe Albion Çeku kanë shpërndarë në njësinë Administrative Maqellarë shuma monetare te persona të tjerë, me qëllim përcaktimin e mënyrë së votimit të zgjedhësve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
I pandehuri Xholi i cili mbante funksionin e përgjegjësit të zyrës juridike në Bashkinë Bulqizë, në kundështim me ligjin u vu në mbështetje të kandidatëve për deputetë dhe të subjekteve zgjedhore.