Blerina Gjylameti në Asamblenë Parlamentare të KiE: Mbështesim përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme

Shqipëria dënon sulmin brutal të Hamasit ndaj Izraelit. Në punimet e Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Kryetarja e delegacionit shqiptar në këtë forumin, Blerina Gjylameti, njëherësh dhe kryetare e grupit të miqësisë Shqipëri-Izrael theksoi se sulmet e grupit terrorist të Hamas janë të papranueshme dhe duhet të dënohen në mënyrën më të fortë të mundshme. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjylameti thekson rëndësinë e dialogut dhe paqes së qëndrueshme në përputhje me parimet themelore të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

“Pamjet makabër të këtyre ditëve na kanë tronditur thellë e nxitur për të reaguar unanimisht në mbështetje të popullit izraelit. Ne besojmë në dialogun dhe paqen e qëndrueshme, në përputhje me parimet themelore të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Qytetarët kanë të drejtën themelore të jetojnë në paqe, siguri dhe harmoni ndërfetare.
Njëkohësisht të gjitha sulmet e Izraelit mbi spitalet e kampet e refugjatëve, duhet të ndalen menjëherë. Situata e skajshme e popullit të Palestinës duhet të përfundojë sepse nuk meritojnë të paguajnë pasojat e akteve terroriste të Hamas”, u shpreh ajo.

Deputetja Gjylameti nënvizon se Shqipëria është një shembull unik për harmoninë e besimeve të ndryshme, kultivimi i së cilës është një pasuri e jashtëzakonshme e identitetit tonë kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi të gatshëm të ofrojëmë kontributin tonë në çdo moment dhe të përkushtuar të mbështesim përpjekjet për të sjellë paqe dhe siguri në Lindjen e Mesme. Fëmijët, gratë, të moshuarit nuk meritojnë të vuajnë e të jetojnë në këtë situatë të tmerrshme. Njerëzit e pafajshëm nuk meritojnë furinë që sjell lufta”, deklaron Gjylameti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?