”Blerina i dha fëmijëve shkollën e kr*mit”, motra e Pëllumbit: S’e ka vr*rë Hygerta

Motra e Pëllumb Metës, ka folur në lidhje me vrasjen e të vëllait, ngjarje e cila tronditi opinionin edhe në lidhje me përfshirjen e tre fëmijëve të tij në krim dhe faktin që ende nuk është zbardhur e plotë dinamika e ngjarjes. Ajo thotë se i vëllai ka qenë një njeri familjar që punonte shumë për të siguruar jetesën për familjen.

”Vëllai im ka qenë punëtor, i urtë, i sjellshëm, familjar ne maksimum. Nuk mund të jesh baba i mirë vetëm kur je 24 orë me fëmijët, sepse dikush duket të punonte. Blerina ka pasur në dorë të gjithë kohën e mundshme për t’i kthyer nga vetja fëmijët. Ka qenë ajo që i rriti sepse vëllai im ka punuar ditë e natë që t’i siguronte jetesën. Ai kishte parë botë me sy, kishte emigruar që me eksodin e parë dhe u kthye vetëm kur na ndërroi jetë nëna. Me Blerinën janë njohur me shkuesi. Ajo i dha fëmijëve shkollën e krimit. Blerina ishte e ftohtë me ne”, tha ajo.

Nëse në burg janë tre fëmijët, motra e viktimës autore nuk sheh as Hygertë apo Hysen, por nënën e tyre. ”Unë them se ka bërë ajo, e ka zënë taksirati, ose janë jashtëtokësorë, monstra, s’ma bën goja me thënë se janë pjella e vëllait tim. Dy rrugë janë; nëna, ose djali i madh, dy të tjerët i ka zënë kusuri. Nuk e kam parë fare Blerinën. Djali i xhaxhait më tha; Bëhu e fortë, është gjetur i vdekur. Me Blerinën nuk jam parë, se ka qenë në polici”,-tha më tej motra e Pëllumbit.

SHKARKO APP