Blerja e votave, Mediu: Mos shisni dinjitetin dhe të ardhmen tuaj

Kryerepublikani, Fatmir Mediu, në një takim elektoral ne qytetin e Beratit u ndal ne menyre te veçante tek tjetersimi i vullnetit te lire te qytetareve e qe eshte kthyer tashme ne nje shqetesim real jo vetem per opoziten, por ka terhequr edhe vemedjen e faktorit nderkombetar.

Mediu tha se ky eshte paralajmerim i qarte per pushtetin, i cili nuk mund te bleje dinjitetin e shqiptareve.

“Tashmë i gjithë faktori ndërkombëtar e di se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe jep një paralajmërim të qartë, duke na bërë thirrje si qytetarë të mos e shesim votën, por nga ana tjetër ky është një paralajmërim për pushtetin, për ata që mendojnë se mund të blejne lirine tonë, jetën tonë, shpirtin tonë. Motra dhe vellezër, vota është fuqia jonë, është familja jonë, janë fëmijët tanë, është e ardhmja jonë. Ne nuk mund t`a shesim nderin dhe dinjitetin, ne nuk mund t’a shesim të ardhmen tonë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thirrja e Fatmir Mediut për banorët e Beratit ishte që të votojne PR me numrin 13 për Këshillin bashkiak.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?