Blerjet e energjisë për janarin/ Fatura, 12.5 milionë euro, procedurat po kryhen nga kompania FTL
Furnizuesi i Tregut të Lirë është kompania që po administron blerjet e energjisë elektrike për të mbuluar nevojat konsumatore, teksa ka përfunduar edhe procedurën e dytë për muajin janar.
Në total, kompania e krijuar nga ndarja e OSHEE-së, ka shpenzuar për blerjen e fundit 7.5 milion euro, ndërkohë që sasia e energjisë së blerë do të mbulojë nevojat për periudhën 10-19 janar. FTL bleu 107 400 mwh, me një çmim mesatar prej 72.2 euro/mwh.
Ulja e temperaturave ka rritur kërkesën për energji, ndërkohë që për muajin janar, deri më tani janë shpenzuar 12.5 milionë lekë, pasi më herë kompania realizoni një tjetër blerje me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore për periudhën 1-9 janar.
Mesa duket edhe viti 2020 nuk ka sjellë ndryshime në drejtim të shpenzimeve për blerje energjie, për shkak të thatësirës që po kalon vendi dhe varësisë së prodhimit të energjisë nga burimet ujore.
Viti 2019 ishte një vit i vështirë për operatorin e shpërndarjes për shkak të mungesës së reshjeve të shiut, çka solli që shpenzimet për blerjen e energjisë të arrinin në mbi 164 milion euro.
Për pasojë, kompania pezulloi investimet e reja, duk I dhënë përparësi vetëm investimeve që kishin filluar të zbatoheshin. /SCAN