Bletërritësit kërkojnë mbështetje, qeveria ndalon tre pesticide

Në Shqipëri përllogariten 365 mijë koshere bletësh ku në vit prodhohen mbi 3 tonë mjaltë.

Por vitin e kaluar sipas të dhënave të shoqatës së bletërritësve rreth 40 % e tyre u dëmtuan, ndaj bletërritësit të mbledhur në Lezhë i kërkuan ministrit të Bujqësisë mbështetje konkrete për sektorin.

Bletërritëse: “Monitorimi i sëmundjeve të bletëve, që ka qenë në plan për tu bërë vjet nuk është bërë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Pesticitet sipas studimeve janë një prej faktorëve që më së shumti dëmton bletën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, paralajmëroi se së shpejti Shqipëria do ti bashkohet një vendimi të Komisionit Europian për ndalimin e tre pesticideve

Niko Peleshi: “Brenda pak ditësh i bashkohemi vendimit të Komisionit Evropian dhe po e kthejmë në një akt ligjor.”

Subvencionet është një tjetër kërkesë e bletërritësve shqiptare që sipas ministrit Peleshi do të marrë zgjidhje. Ai u premtoi bletërritësve që do të marrin 10 mijë lek për çdo koshere, ndaj i ftoi që të aplikojnë.

Niko Peleshi: “Do të japim një lloj subvencioni që nuk është i madh por dhe shumë i vogël nuk është sepse po flasim për 10 mijë lekë për çdo koshere.”

Vjedhja e koshereve është shqetësimi më i ri për bletërritësit shqiptare, ndaj ata si zgjidhje kërkuan një ligji të posacëm për ruatjen e bletëve.

Bletërritës:“Të dënohet edhe ai që i vjedh por edhe ai që i blen.”

Në takim i vendos që Lezha të kthehet në qender të festimeve çdo 20 maj datë e cila përkon me ditën ndërkombetare të bletëve.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?