“Bleu 8-vjeçarin në Tiranë për 900 euro”, mediat nxjerrin detaje tronditëse për trafikantin shqiptar
Një ngjarje tronditëse raportohet nga media greke, dhe lidhet me një shtetas shqiptar, të shumë kërkuar dhe i arrestuar së fundmi në Greqi. Ai akuzohet se ka blerë një fëmijë vetëm 8 vjeç, e ka dërguar atë në Greqi dhe e ka përdorur për të lypur në rrugët e Athinës.
Kujtim Demiri i cili bleu një minoren në Shqipëri për ta shitur më pas atë në tregun e zi. Urdhër arresti ndërkombëtar kishte të bënte me një 56-vjeçar, i cili ishte dënuar në vendin e tij me 15 vjet burg për “trafikim të të miturve”. Kur Departamenti i Kërkimeve të Sigurimit të Atikës u njoftua për praninë e 56-vjeçarit në Athinë, mobilizoi menjëherë rrjetin e tij të informacionit për gjetjen e tij.
Ai dyshohet se ka paguar afërsisht 900 euro dhe duke ushtruar dhunë, e ka transportuar 8-vjeçarin në Athinë, ku e ka detyruar të lyp në pjesët qendrore të kryeqytetit për t’i dorëzuar paratë. Për autoritetet greke mbetet e panjohur se çfarë ka ndodhur me fëmijën 8-vjeçar.
KOHA JONË SONDAZH

