“Bleu diplomën” në Elbasan…Zbardhet skema nga shoferi, shefi dhe pedagogët!

Mbi emërimet në administratë ka pasur shumë pakënaqësi dhe debate brenda së majtës, aq sa kryeministri Edi Rama vendosi që të ngrejë ekip për të monitoruar të punësuarit e dy viteve të fundit.

Siç ka ndodhur në tërë këto vite, duket se vetë politika qëndron pas gjithçkaje dhe vështirë të gjendet “ilaçi” kundër korrupsionit apo lidhjeve nepotike, në këtë vend.   

Policia arrestoi me akuzën e “korrupsionit pasiv” dhe “shpërdorimit të detyrës” drejtorin e Ujësjellësit Elbasan, Altin Cenolli. Dyshohet se Cenolli ka kryer veprime abuzive në procesin e rikonstruksionit të rrjetit të ujësjellësit dhe instalimit të matësve të ujit, një prokurorim me vlerë 3 milionë euro.

Por kush e kishte emëruar atë në detyrë, dhe sa e pranueshme është për opinionin publik, që përveç akuzës së parë, ai kërkonte të diplomonte shoferin e tij dhe të tjerë kundrejt pagesës…

Deputetja e PS-së, Evis Kushi, e cila është ngarkuar nga partia e saj prej dy vitesh në pushtet, për qarkun Elbasanit dhe Korçës, që të hetojë emërimet në administratë, ka publikuar kohë më parë një foto me pedagogen e arrestuar mbi skandalin e shitjes së notës, me të cilën duket se ka pasur njohje nga afër. Evis Kushi para se të bëhej deputete ishte pjesë e këtij fakulteti dhe në muajin prill të këtij viti ajo ndodhej pranë ish-kolegëve, Manjola Tavanxhiu, Eliona Gremi dhe Imelda Sejdini, në një auditor me studentë.

Në këto kushte edhe procesi i verifikimeve nuk do të ketë sukses.

Sepse miqësia që ato kanë pasur me deputeten në fjalë, iu ka dhënë “dorë të lirë” atyre dhe drejtorit të ujësjellësit, që ranë në pranga.  E njëjta situatë besohet se ekziston edhe me shumë të tjerë, që fshihen pas deputetëve.  

Policia e Elbasanit arrestoi dje me akuzën e “korrupsionit pasiv” dhe “shpërdorimit të detyrës” drejtorin e Ujësjellësit të këtij qyteti, Altin Cenolli. Dyshohet se Cenolli ka kryer veprime abuzive në procesin e rikonstruksionit të rrjetit të ujësjellësit dhe instalimit të matësve të ujit, një prokurorim me vlerë 3 milionë euro.

Por  një akuzë tjetër e rëndë është edhe ajo e blerjes së notës.  Nga hetimet për çështjen e ujësjellësit, u konstatua gjithashtu se drejtori Cenolli ndërhynte tek pedagogë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” për të dhënë nota kaluese, kundrejt pagesave, për studentë të ndryshëm.

Cenolli rezulton se bashkëpunonte me biznesmenin Gazmend Laloshi, i cili gjithashtu është arrestuar me vendim gjykate. Bashkë me ta është arrestuar edhe shtetasi Jani Muslli, me detyrë shofer pranë Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan, për “korrupsion aktiv…”, pasi ishte pikërisht ai që kishte paguar për të marrë diplomën universitare dhe priste kësisoj së shpejti emërimin në një post tjetër apo edhe ngritjen në detyrë.

Në pranga është vënë edhe Manjola Tavanxhi, 31 vjeç banuese në Elbasan, me detyrë Pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti Ekonomik Elbasan.

Rezulton se këta të fundit kanë bashkëpunuar me shtetaset A.GJ., dhe R.T., pedagoge në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, ndaj të cilave është vendosur masa e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Cenolli dhe Laloshi, në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë ndërhyrë tek pedagoget e Universitetit “Aleksander Xhuvani”, Fakulteti i “Ekonomikut” Manjola Tavanxhi, A.Gj dhe R.T, për të marrë nota kaluese në disa lëndë dhe për të siguruar kredite të mjaftueshme për mbrojtjen e diplomës për shtetasin Jani Muslli, i cili ishte student pranë këtij fakulteti, duke paguar për çdo provim nga 200 euro.

SHKARKO APP