“Blic”: Rend i ri në Ballkan, me Shqipërinë në krye (vendosin Merkel, Obama, Cameroon)

E përditshmja serbe “Blic” ka goditur sërish me një artikull të saj ku shkruan se SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania janë duke punuar për një rend të ri në Ballkan, ku kryesuese do të jetë pikërisht Shqipëria.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të afrohen dhe të hyjnë në BE, mirëpo së pari duhet ta kenë prioritet sundimin e ligjit dhe të zhvillojnë ekonominë e tregut. Por edhe forcimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me fqinjët, me të cilin Serbia vështirë se do të pajtohet. Perëndimi kërkon të arrijë “pacifizëm” të nacionalizmit serb, hyrjen në NATO, heqjen e Republikës dhe kënaqjen e shqiptarëve në të gjithë trevat që jetojnë”, shkruan “Blic”.

Sipas Ivan Vejvodës nga “Fondi marshall”, rajoni ynë mbetet i fundit për t’u zgjidhur në sytë e Perëndimit.

“Ne në korrik na presin dy ngjarje shumë të rëndësishme: vizita e gruas me të fuqishme në botë, Angela Merkel e cila më 8 dhe 9 qëndron në Beograd dhe shënimi i 20-vjetorit të Masakrës së Srebrenicës, dy ditë më vonë”, shkruan e përditshmja serbe.

SHKARKO APP