Blindimi për Samitin/ Berisha: Rama do mbyllë Tiranën, strehoni çdo demokrat në shtëpi

Këtë mbrëmje, kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se mund të krijojë pengesa për protestuesit gjatë protestës së 6 dhjetorit, të thirrur nga opozita në Tiranë.

Gjatë një takimi me banorët e njësisë 5 në kryeqytet, Berisha ftoi demokratët që të hapin dyert e shtëpive për protestuesit nga rrethet, nëse Rama bllokon rrugët.

“Ju ftoj të bëjmë gjithçka për praninë më masive që ka njohur Tirana në datën 6. Ky është tmerruar dhe ka arsye të tmerrohet, mund të bëjë edhe bllokime rrugësh. Prandaj të ftojmë, ta shndërrojmë datën 6 dhjetor, t’u hapim dyert e shtëpive miqve tanë që janë nga rrethet që të vijnë në Tiranë”.

SHKARKO APP