Blindohet ambasada shqiptare në Greqi, emigrantët zhvillojnë homazhe për Klodian Rashën në Athinë

Homazhe në nder të 25-vjeçarit Klodian Rasha, u zhvilluan ditën e sotme dhe në Athinë. Emigrantët shqiptar në shtetin fqinj u grumbulluan përballë ambasadës shqiptare, në shenjë solidarizimi për vrasjen e të riut.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Shpëtim Zinxhiria përmes një postimi në facebook, ku emigrantët me kurura lulesh dhe qirinj në duar i shprehën ngushëllimet familjarëve të viktimës.

Postimi i plotë: Sot në homazhin Patriotik ne Greqi, Komuniteti Shqiptar tregoi vlerat e saje duke thenë pershendetjen e fundit te ndjerit Klodian Rashaj.

Me kurora me lule dhe me qirinj te ndezur , u mbushen kangjellat e Ambasada Shqiptare ne Athinë.U PREHTE NE PAÇE SHPIRTI I KLODIANIT. Ngushellime familjes.

SHKARKO APP