Blindohet burgu 313, saldohen hekura mbi hyrjen kryesore

Pas arratisjes së dështuar të dy të burgosurve, mbi hyrjen e burgut 313 janë salduar zgara hekuri. Veç hetimit të prokurorisë, mbi planin e arratisjes së Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetrit, nuk ka ende konkluzione zyrtare, nëse kishte apo jo veç të burgosurve bashkëpunëtorë të tjerë apo policët gabuan nga rutina e përditshme.

Fatmir Pjetri dhe Arbër Çekaj që nuk mbaheshin në një qeli shihen shpesh duke frekuentuar xhaminë brenda burgut. Takimi i fundit ku ata shfaqen duke biseduar ishte të premten e shkuar, ditën e faljes pra pak orësh para se arratiseshin me litarë.

Prokuroria po verifikon edhe tre te burgosur të tjerë përveç Cepeles, i cili improvizoi suicid, ndonëse grupi i hetimit është i bindur se detyrat e policëve në shërbim janë të caktuara qartë dhe se kjo alibi që pretendohet se shpërqendroi gjithë stafin është e vështirë për t’u provuar.

SHKARKO APP