Blindohet Kuvendi, gazetarët me maska gazi (FOTOLAJM)
Opozita do të protestojë sot para Kuvendit, protesta e dytë radhazi kjo pas tubimit masiv të 16 shkurtit para Kryeministrisë. Një ditë më parë deputetët e opozitës firmosën formularin për lënien e mandateve parlamentare. Para Kuvendit gjithçka është gati, forcat e policisë janë vendosur në pozicionet e tyre. Gazetarët janë pajisur me maska gazi, çka lë të kuptohet se do të ketë përdorim të tij nga policia për shpërndarjen e protestuesve ashtu si në 16 shkurt.
KOHA JONË SONDAZH

