Blinken në Tiranë, Berisha paralajmëron Ramën dhe Veliajn: Harrojini lëvdatat, do keni fatin e Tahirit

Nga dritarja e banesës ku qëndrën në izolim që prej 30 dhjetorit 2023, Sali Berisha i ”nxitur” edhe nga vizita e Blinken në Tiranë ka paralajmëruar Edi Ramën dhe Erion Veliajn që të mos gëzojnë shumë sepse fatin e Saimir Tahirit dhe Charles McGonigal do të kenë.

”S’ka lavdërim, s’ka lëvdatë, se nuk ka asgjë që nuk mund të shpëtojë ty nga verdikti i drejtësisë për aktin madhor korruptiv ndërkombëtar, korruptimin e McGonigalit.

Me këtë rast, i them kryehajdutit të kombit, Edi Rama dhe Erion Veliasë, mos harroni se sot vërtet lavdëroheni, ndërkohë që shqiptarët kanë absolutisht mendime krejt të kundërta. Çdo shqiptar ju di ju për hajdutë.

Mirëpo kujtoni pak Saimir Tahirin, që e çuat në Dhomën Ovale te Obama. Edhe atëherë ju paralajmërova. Drejtësia vonon, por vonon, por nuk harron. Ju garantoj se fati i tij u pret, se fati i McGonigalit ju pret! Natyrisht hetimet me grupin e strukturuar kriminal në Skapin e partisë janë të pashpresë”,-tha Berisha.

SHKARKO APP