Blinken në Tiranë dhe Berisha në protestën e 20 shkurtit! Diskutimet në mbledhjen e PD-së, Noka dhe Bardhi duhet…

Në mbledhjen me dyr të mbyllura të grupit Parlamentar të PD-së i përbërë nga deputetët që mbështesin Gazment Bardhin dhe ata që mbështesin Sali Berisha, është diskutuar edhe për një pjesëmarrje të mundshme të ish-kryeministrit në protestën e 20 shkurtit, si edhe qëndrimi që do të mbahet për vizitën e Sekretarit Amerikan të shtetit në Tiranë.

Propozimi për pjesëmarrjen e Berishës në protestë online erdhi nga deputetët Tritan Shehu dhe Luan Baçi, por është kundërshtuar nga deputetja Dhurata Çupi, i cila ka propozuar që është mirë mos t’i rëndojnë pozitat jurdike Berishës.

Çupi: Lidhur me propozimin që në protestë të jetë live Sali Berisha. Uroj në mirekuptimin tuaj. Por nëse nuk mund ta ndihmojmë z. Berisha, të paktën mos ia rendojmë pozitën juridike.

Çupi po ashtu ka propozuar që të ketë një qasje bashkëpunuese me faktorin ndërkombëtar dhe po ashtu ka kërkuar qëndrimi që do të mbahet për vizitën e Blinken në Tiranë.

Dhurata Çupi: Personalisht dua të them qe megjithë sensibilitetet që ka secili prej nesh, duhet që me faktorin ndërkombëtar të ndërtojme një qasje ndryshe, bashkëpunuese dhe pozitive. Më datën 15, ditën e parlamentit viziton vendin tonë Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken. Cili do jetë qëndrimi sepse do jetë cështje që do marrë vemendje! Do e përshëndesim vizitën e tij? Do duhet që z.Bardhi dhe z.Noka të kenë përgjigje për këtë.

SHKARKO APP