Blinken në Tiranë, ish-deputeti Boçi: Mungoi eksportimi i demokracisë, u shmang Parlamenti

Nënkryetari i grupit të Rithemelimit në PD, ish-deputeti Luçiano Boçi thotë se vizita e Blinken në Tiranë ishte një vizitë atipike ku mungoi eksportimi i demokracisë pasi u shmang Parlamenti i Shqipërisë.

”Të themi të keqardhur do dukej e tepërt. Do thoja që ishte një vizitë e atipike në raport me vizitat e tjera të Sekretarëve të Shtetit Amerikan. Nuk transmetoi një mesazh unik që i shërben gjithë ambientit politiko-social të shoqërisë shqiptare. Pjesa e eksportimit të demokracisë, mungoi dhe madje ishte ajo pjesa që çedoi.

Ky element i munguar u duk edhe në shmangien e parlamentit. Ishte vizitë atipike, nuk eci në rendin e vizitave të tjera që kanë ruajtur një lloj situate klasike. Ne jemi republikë parlamentare, dhe institucioni themelor që respektohet i pari është parlamenti. Fjala që mbart mesazhe e një sekretari e një zyrtari shtetit transmetohet nëpërmjet fjalës në parlament”,-tha Boçi.

SHKARKO APP