Blinken takon të rinjtë tek Piramida: Rama një udhëheqës i shquar dhe kryeministër shumë i mirë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken po zhvillon për herë të parë një vizitë zyrtare në Tiranë. Së bashku me kryeministrin Edi Rama, ata janë takuar tek Piramida e Tiranës me 100 të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative amerikane.

Gjatë fjalës së tij, Rama i ka uruar mirëseardhjen në Tiranë sekretarit Blinken. ”Shumë nga pronarët e kësaj Piramide do donin të ishin këtu, por protokolli i Departamentit të Shtetit nuk i lejoi. Ne emër të të gjithë Shqiptarëve iu uroj mirëseardhjen dhe siç thotë edhe ligji ynë prej 500 vjetësh, “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Mirësevini në Shqipëri miku im, ne nuk jemi aq të mëdhenj sa vendet e tjera, por jemi të parët për dedikimin tonë dhe nuk jemi aq të mërzitshëm sa vendet e tjera janë”,-u shpreh Rama.

Nga ana e tij, sekretari Blinken ka vlerësuar mikpritjen e Shqipërisë, ndërsa ka vlerësuar po ashtu edhe kryeministrin Edi Rama. ”Mirëdita të gjithëve, ju falënderoj për këtë mirëpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave. E ndjej ambientin e ngrohtë jashtë dhe ngrohtësinë në këtë dhomë dhe çdo dhomë tjetër që kam qenë në Tiranë, nuk mund t’ju shpjegoj se sa mirënjohës jam. Jam i lumtur që të jem sot me ju të festojmë arritjet e këtyre programeve është një moment i rëndësishëm, falënderoj Devid Wisner që po drejton aktivitetet e ambasadës së SHBA-së dhe sidomos Edin, z kryeministër jam shumë i lumtur, ju i keni dhënë drita të bukura këtij qyteti”,-tha Blinken.

https://kohajone.com/nga-dua-lipa-te-mira-murati-sekretari-blinken-flet-per-shqiptaret-qe-kane-pushtuar-boten/

https://kohajone.com/sekretari-amerikan-blinken-vlereson-ramen-jeni-nje-udheheqes-i-shquar-neper-rruge-pashe-energji-per-te-ardhmen/

https://kohajone.com/rama-me-blinken-tek-piramida-diktatori-hoxha-qe-na-mesoi-tiu-urrenim-po-rrotullohet-ne-varr-tani/

SHKARKO APP