Bllof apo e vertetë? Berisha thotë se Erion Veliaj është caktuar njeriu që do spostojë Ramën
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ se Erion Veliaj ka siguruar një mbështetje të madhe dhe Ramës i është kërkuar që t’i çelë rrugën atij.
Ndërkohë këto ditë Erion Veliaj ndodhet në SHBA ku u prit nga kryebashkiaku i Ney Yorkut.
Berisha teksa përmendi inceneratorët tha se i gjithë abuzimi monstruoz është bërë me firmën e Ramës në zyrën e tij nga Engjëll Agaçi.
“Kanë të njëjtat qendra këta, mos t’i citojmë. Rama në zarfin që hapi u tha socialistëve që më i propozuari del Edi Rama. A e propozuan socialistët për ta hequr qafe, a e shpalli ky se ka dëshirë.
Ka firmosur tek inceneratorët. Lefter Koka i propozoi Agjencisë së Prokurorimeve Publike që këtë tender ta bëjë me negociata të mbyllura. Kthejnë përgjigje që është e paligjshme kjo procedurë.
Kush e vendos, kush e bën ligjin? Ligji nuk u shkruajt në zyrat e Veliajt dhe Ahmetajt, por në zyrat e Ramës nga Agaçi, njeriu i cili me çdo kusht duhet të ndalonte procedurën”-tha Berisha.