Bllokimi i 32 ton kripë, AKU: Tregtonin në nivel të ulët jodizimi

Sipas një njoftimi publik, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka bllokuar 31.2 ton kripë. “Ne si drejtori kemi bërë 13 inspektime në subjekte të ndryshme, ku në 5 prej tyre është marrë masa administrative, siç është gjoba. Dy subjekte nga këto tregtonin kripë më nivel të ulët jodizimi. Vlera e gjobës në total është 4.8 milion lekë të reja”, tha Sefer Sefa, drejtori i komanduar AKU, Tiranë.

Subjektet në fjalë janë EuroLabi dhe N&N. Kjo është kripa që subjekti EuroLab tregtonte në supermarket-et e vendit tonë, por sipas analizave laboratorike kjo kripë nuk ka nivelin e duhur të jodizimit për konsumim njerëzor. Ndërsa ndaj subjektit N&N inspektorët kanë vënë re se në dokumentacionin shoqëruar, kjo kripë nuk ka nivelin e duhur të jodizimit dhe nuk kishte të pasqyruar jetëgjatësinë, pra datën e skadencës.

Sipas ligjit në fuqi thuhet se: ”Niveli minimal i jodizimit për kripën që hidhet në treg për konsum njerëzor dhe shtazor dhe për përdorim në industrinë ushqimore, nuk lejohet të jetë më i ulët se 20 mg jod për kg kripë”. Ndërsa në kampionet e bllokuar sipas rezultateve të analizave, kripa kishte vetëm 3.2 mg jod. Nga 31.2 ton kripë jo cilësore, 22 ton janë gjetur në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?