Bllokimi i autostradës krijon kaos dhe varg me makina (FOTO/VIDEO)
Pas bllokimit të autostradës Tiranë-Durrës, nisi të krijohej edhe kaosi nga mbingarkesa e makinave, të cilat janë devijuar për në rrugën dytësore.
Nga QTU deri tek mbikalimi në hyrje të kryeqytetit, është një varg automjetesh që shkon deri në 5 kilometra. Edhe në Rinas është bllokuar rruga nga mbingarkesa e makinave.
Forca të shumta policie kanë dalë në terren për të normalizuar situatën, por duket se kaosi po mbizotëron.
I panishëm në autostradë ka qenë edhe ministri Gjiknuri, i cili ka pritur disa minuta që të mblidheshin të gjithë gazetarët, ku njëri prej tyre i ka thënë se shkak për vonesën ishte bllokimi i rrugës.
Bllokimi i autostradës, Gjiknuri: Ndërhyrje në të gjitha akset (FOTO)
KOHA JONË SONDAZH

