Bllokimi i Kuvendit/ Mërtiri: Berisha po krijon stuhi në gotë. Zheji: Show për ndërkombëtarët

Dy analistët Ergys Mërtiri dhe Artur Zheji, kanë deklaruar se Sali Berisha ka nevojë që militantët e tij ekstremë në grupin e tij t’i mbaj me kocka. Sipas Mërtirit, Sali Berisha nuk ka uragan dhe po krijon një stuhi në gotë që është Parlamenti i Shqipërisë. Në ”Abcnews Albania”, Zheji e ka konsideruar këtë një shoë më shumë për ndërkombëtarët.

Mertiri: Këto lloj shfaqjesh nuk i japin pikë fare opozitës, përkundrazi i heqin pikë. Këto lloj shfaqjesh i japin pikë Berishës për të mbajtur shtrënguar elektoratin politikë. Domethënë ai ka nevojë që militantët e tij ekstremistë në grupin e tij më të verbër ndaj tij, t’i mbaj me kocka dhe kjo është një kockë politike. Ata ëndërrojnë që ky proces do prodhojë ndonjë gjë.

Zheji: Mendoj që show që bën doktori është më shumë për ndërkombëtarët, sepse kjo është vetëm maja e ajsbergut e asaj që unë jam i zoti të bëj dhe mundet që Shqipëria të destabilizohet. Pra, të ngrihet në këmbë për doktorin dhe të krijojë destabilizim. Atëherë këtë akt destabilizues e vë në kandarin e ”Më lini rehat se unë jam në punën time”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mertiri: Ka një gjë. Retorika e doktorit gjatë këtyre viteve ka qene kjo që në qoftë se ju më prekni mua do të keni demokratët, do të përballeni me uraganin e demokratëve. Ndërkohë, uragan nuk ka dhe ai po krijon stuhi në gotë, gota është parlamenti. Të premten kur u arrestua Malltezi, ai i ka bërë thirrje militantëve, strukturave, deputetëve që të vijnë në sallën ku ai mbajti konferencë dhe kishte as kishte 50 vetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?