Bllokimi i Rinasit/ Kadia: E rritët vëmendjen, çfarë kërkoni? Avokati: Kthimin e pagës në nivelin e mëparshëm!
Bllokimi i Rinasit nga kontrollorët e trafikut ajror është çështja që po diskutohet mbrëmjen e sotme në “Open”.
Avokati Rezart Kthupi sqaroi se qëllimi është që të rikthehet niveli i pagës së punonjësve sic ishte më parë.
Kadia: Çfarë të mire arritët?
Kthupi: Ndërgjegjësimin.
Kadia: Sapo thatë që kemi marrë që jemi ulur në takim dhe sot dëgjohemi. O njëra, o tjetra. Keni takuar presidentin, drejtorin e agjensisë, keni rritur vëmendjen, çfarë kërkoni?
Kthupi: Kthimin e pagës në nivelin më parë.
Kadia: Ju thoni që ia arritët qëllimit të ktheni pagat pavarësisht se nuk ka fluturime?
Kthupi: Qëllimi që në pandemi ishte që të ruhej niveli i pagës së punonjësve ndërsa Albcontroli vendosi të ulë pagat.