Bllokimi i rrjete sociale, kompania Facebook detyrohet të kërkojë ndjesë në Twitter
Instagram, Facebook dhe What’sApp prej orës 17:44 kanë dalë jashtë fuksionit, duke shënuar kështu probleme në mbarë botën.
Diçka e tillë ka ndodhur edhe në 19 marsin e kaluar, me shërbimin që u bllokua rreth një orë. Zëdhënësi i Facebook Andy Stone u detyrua të përdorë platformën rivale Twitter, për të kërkuar ndjesë për vështirësitë.
“Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”, tha ai, pasi WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger janë të gjitha në pronësi të Facebook.
We’re aware that some people are having trouble accessing our apps and products. We’re working to get things back to normal as quickly as possible, and we apologize for any inconvenience.
— Andy Stone (@andymstone) October 4, 2021