Bllokimi i rrugëve në Gjirokastër, Shehu: Situatë emergjente. Duhet reagim!

Deputeti demokrat në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka reaguar për  bllokimin e rrugëve nga moti i keq që ka paralizuar vendin. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” , shkruan se situata kërkon masa dhe reagime energjike.

Shehu  shton  se të paktën 30 grupe të tërë fshatrash të Zagorisë, Lopesi, Kurveleshit, Pogonit, Frashërit etj, janë të bllokuara dhe askush nuk interesohet.

Postimi i Tritan Shehut

Swiss Digital Desktop Reklama

Qarku i Gjirokastres drejt i bllokimit e paralizimit te plote.
Strukturat shteterore pergjegjese jane inekzistente!
Shtabi i emergjences as qe degjohet apo ndjehet!
Policia nuk ben asnje komunikim, njoftim apo paralajmerim per qytetaret e udhetaret.
Rruga nacinale nga Memaliaj ne Qafe Muzine pothuajse e pa komunikueshme, me nje nivel te bores prej reth 35 cm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po keshtu dhe drejtimi per Permet.
Per komedi vetem nje mjet i vogel pastrues duket diku, ndersa situata kerkon reagime e masa energjike.
30 grupe te tera fshatrash si Zagorise, Lopesi, Kurveleshit, Pogonit, Frasherit etj, jane te bllokuara dhe askush nuk interesohet.
As edhe nje mase apo keshille per blegtorine e ketij Qarku, e cila po kalon momente shume te veshtira.
Dhe bora po vazhdon te bjere, ndersa mungojne krejtesisht reagimet perkatese stabilizuese.
Po kush t’i realizoje keto, nje Qeverisje ne shkermoqe si kjo…!?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?