Bllokimi i rrugëve nga PD, drejtori i Policisë së Tiranës në terren
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka zbritur vetë në terren për protestën e opozitës, e cila do të bllokojë për disa orë 6 akset kryesore në Shqipëri. Forca të shumta policie janë në gatishmëri pranë mbikalimit të kthesës së Kamzës me në kryer drejtorin e Policisë së Tiranës.
Protestuesit e parë të opozitës kanë filluar të mblidhen në rrethrrotullimin e Rrogozhinës teksa pritet të filloj akti i dytë i mosbindjes civile me qytetarë të ardhur nga Kavaja, Lushnja dhe Rrogozhina. Ndërkohë më herët në këtë rrethrrotullim mbërritën dhe forcat Shqiponja dhe FNSH. Opozita ka njoftuar se ka kërkuar leje për 3 orë protestë. Në njoftimin që PD i ka dërguar policisë nuk ka ndonjë skenar tjetër nëse protestuesit do të qëndrojnë vetëm aty, apo do të lëvizin në pika të tjera.
Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare ditën e djeshme (28 tetor) për protestën dhe i ka bërë thirrje përfaqësuesve të PD që në asnjë rast mos të bllokojnë qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve pasi kjo përbën vepër penale dhe do të përballen me pasoja sipas ligjit. Në përgjigje, Bardhi tha që Policia duhet të marrë masat pasi organizmi është i ligjshëm.
Bllokimi i akseve që ka paralajmëruar PD
Mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës
Segmenti ”Casa Italia-Sheshi Shqiponja”
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan