Bllokimi i rrugëve vepër penale, Kaso: Policia t’ia kujtojë edhe Ramës

Mosbindja civile me bllokimin e rrugëve vijo, edhe pse në disa akse, janë pak protestues. Nga rrethrrotullimi i Bradasheshit, Ivi Kaso deklaroi se opozita është e vendosur për të përfunduar në mënyrë qytetare bllokadën e sotme të rrugëve kryesore të vendit, ndërkohë që policia u kujtoi me megafon protestuesve se bllokimi i rrugëve është vepër penale.

“Edhe në rrethrrotullimin e Bradasheshit, nisi etapa e mosbindjes civile që ka të bëjë me bllokimin e qarkullimit në akset kryesore rrugore. Jemi treguar të kujdesshëm që, pavarësisht kësaj mënyre jo shumë të zakontë proteste, të lajmëronim qytetarët që të merrnin masa për të qarkulluar paraprakisht. Besoj që në një pjesë të madhe kjo është arritur.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për të gjithë opozitarët që janë të vendosur për të përfunduar në mënyrë qytetare këtë bllokadë. Shpresoj që deri në përfundim të kësaj proteste, jo më para se ora 20:00, të mos shënohen përplasje. Deri tani konstatojmë se policia ka marrë masa për të devijuar në akse të tjera trafikun”, tha Kaso.

SHKARKO APP