Bllokohen 10 mijë lodra të pasigurta, vijnë nga Kina

Jemi në prag festash, ku të gjithë më shumë se kurrë i drejtohen tregjeve apo dyqaneve të ndryshme për të bërë dhuratat e fëmijëve që kryesisht janë lodra. Ashtu si në botë edhe në vendin tonë, qarkullojnë produkte të cilat nuk plotësojnë kushtet e duhura të sigurisë duke vënë në rrezik shpesh konsumatorët që në këtë rast janë të vegjlit. Mbi 10 mijë lodra për fëmijë janë bllokuar ditët e fundit nga inspektoriati i mbikëqyrjes së tregut pasi kanë rezultuar të rrezikshme dhe nuk përmbanin logon certifikuese CE, të Bashkimit Europian.

Kreu i Inspektoratit Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, Lavdrim Sahitaj tha se ”Kjo është “slime”, një nga lodrat më të preferuara të fëmijëve, por nga shumica e kontrolleve të inspektoriatit të mbikëqyrjes së tregjeve ky produkt ka dalë problematik. Ndërkohë duhet bërë kujdes për të gjitha lodrat. Nuk ka vend për panik pasi jo të gjitha lodrat janë të rrezikshme, prindërit duhet të kujdesen që markimi CE të jetë brenda produkteve që blejnë dhe jo vetëm në ambalazhi”.

Çdo vit sistemi paralajmërues “RAPEX” (Rapid Alert System for dangerous non-food products) ka ngritur shqetësimin se në tregje të vendeve të ndryshme të BE-së ekzistojnë një sërë produktesh të cilat cënojnë sigurinë dhe shëndetin e konsumatorëve. Vetëm vitin e kaluar Rapex identifikoi rreth 42 produkte të pasigurta me burim Kinën të cilat vinin në rrezik shëndetin e fëmijëve. Fatkeqësisht këto produkte, ku rreth 29% e tyre janë lodra fëmijësh qarkullojnë edhe në tregun shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?