Bllokohen 22 pika plazhesh në Vlorë, mungojnë vrojtuesit
Qyteti bregdetar i Vlorës është shumë i frekuentuar nga vendas dhe turistë të huaj, në këtë sezon veror. Shqetësuese është mungesa e rojeve bregdetare. Në total janë bllokuar 22 pika plazhesh pasi nuk kishin roje bregdetare.
Ditën e djeshme janë bllokuar 15 plazhe ndërsa sot 7. Gjatë gjithë këtyre ditëve Policia Bashkiake ka qenë në aksion për një fushatë sensibilizuese dhe sot ka bllokuar disa plazhe ku mungonin rojet.
Edhe këtë verë në vendin tonë do të ketë një protokoll të masave anti-covid për sezonin turistik. Maska dhe dezinfektues sipërfaqësor, mund të jenë në dispozicion për vizitorët kundrejt një marrëveshje paraprake mes sipërmarrjes dhe pushuesve/ vizitorëve.
Në protokollin e ministrisë së Turizmit për sezonin turistik kërkohet që hapësira midis çadrave nuk duhet të jetë më e vogël se 3.5 m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 m në linjë vertikale me vijën e ujit.