Bllokohen hotele dhe markete në jug

Drejtoria e Hetimit Tatimor për Rajonin Jugor, ka intensifikuar kontrollet dhe verifikimet e subjekteve për të frenuar fiskal sipas planit të masave për sezonin turistik.

Në komunikimin publik drejtoria e tatimeve thotë se gjatë kontrolleve janë konstatuar subjekte që ushtronin aktivitetn e tyre në mënyrë ilegale, të paregjistruara në organet tatimore si dhe nuk lëshonin kuponin tatimor
madje, në disa raste këto subjekte kanë qnëë përsëritëse të kundravejtjeve të tyre. subjektet e bllokuara janë restorante hotele dhe markete gjatë vijes bregdetare të jugut të Shqipërisë.

Në total drejtoria e tatimeve raporton për rreth 10 subjektë të bllokuara ose të pezullua në bazë të shkeljeve të konstatuar .

Swiss Digital Desktop Reklama

Për subjektin S. N., me vendndodhje në rrugën Sarandë – Bistricë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Swiss Digital Mobile Reklama

– Për subjektin H. B., me vendndodhje në rrugën Sarandë – Gjirokastër, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin R.M., me vendndodhje në Livadh, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin L. M., me vendndodhje Sarandë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Edhe hotelet kanë qënë të paregjistruara në orgenet tatmimire. Për një të tillë subjekt në Borsh tatimet kanë vendosur bllokim deri në regjistrimin e ti.

Kontrolle ka patur në të gjithë vijën bregdetare të jugut dhe në kërë raport paraprak të drejtorisë së tatimeve, ky insitutcion tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror.

Ora News - Bllokohen hotele dhe markete në jug

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?