Bllokohen makinat në Qafë Plloçë, policia s’lejon kalimin pa zinxhirë

Moti i keq dhe intensiteti i reshjeve të dëborës ka shënuar dhe problemet e para në qarkun e Korçës.

Prej më shumë se dy orë drejtues mjetesh kanë mbetur të bllokuar në Qafë Plloçë, pasi forcat e policisë nuk lejojnë kalimin e tyre pa zinxhirë për arsye sigurie pasi sipas Drejtorit të Rrugëve Qelemeni trashësia e borës është 15 cm.

“Situata është e vështirë, por rruga nuk është e bllokuar. Bora vazhdon me intensitet të lartë. Kemi hedhur kripë e skorje”.

Prani bore dhe reshjesh ka dhe në qytetin e Korçës. Punëtorë e të firmës së pastrimit kanë dalë për për të pastruar dëborën .

Sipas njoftimeve të policisë, situata e kalueshmërisë në akset rrugore të këtij qarku paraqitet si më poshtë:

Akset rugore Korçë-Qaf-Qarr-Voskopojë-Dardhë dhe PKK Goricë, të kalueshme me zinxhirë.

Në Pogradec për momentin nuk ka probleme.

Devoll. Aksi Bilisht- P.K.K.Kapshticë i kalueshëm me zinxhirë.

Ersekë. Aksi rugor Ersekë- Qaf-Qarr i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi Qaf-Thanë –Plloçë i kalueshëm me zinxhirë

SHKARKO APP