Bllokohen shtatë persona në Dajt për shkak të borës

Reshje të dendura bore kanë rënë gjatë mbrëmjes edhe në Malin e Dajtit, aty ku raportohet të jenë bllokuar mëngjesin e sotëm 7 persona.

Siç mësohet nga raportimet e deritanishme personat e bllokuar udhëtonin me dy taksi.

Dy taksitë ishin ngjitur që mbrëmë në malin e Dajtit për të marrë pasagjerë, ndërsa mëngjesin e sotëm janë nisur drejt Tiranës, por janë bllokuar në rrugë. Në secilën prej makinave kishte nga shtatë, pasagjerë, por pesë prej tyre u transportuan me një kamion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq shtatë të tjerë vijojnë të qëndrojnë të bllokuar, në pritje të ndihmës.

Swiss Digital Mobile Reklama

vijon

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?