Bllokohet autostrada Shkodër-Hani i Hotit
Reshjet e dendura të borës kanë sjellë pasditen e kësaj të enjteje bllokimin e autostradës Shkodër-Hani i Hotit.Sipas raportimeve të fundit nga vendngjarja, kalimi i automjeteve është bllokuar te mbikalimi në fshatin Vrakë. Kryeqendra e veriut njofton se prania e akullit në rrugë e bën të pamundur kalimin e automjeteve. Ndaj do të pritet për ndërhyrjen e autoriteteve lokale dhe borëpastrueseve që të bëjnë kriposjen dhe hedhjen e skorjeve në rrugë, për të zhbllokuar trafikun.
KOHA JONË SONDAZH

