Bllokohet mish dhe peshk në tregun e Milotit, gjoba ambulantëve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të përpjekjeve për të vënë kontroll në tregjet mbarë vendit ka nisur inspektimin në disa prej tyre.

Trupat inspektuese e DRAKU, Lezhë kontrolluan tregun e Milotit ku konstatuan se shumë prej subjekteve nuk kishin vulë, certifikatë veterinare si dhe ishin të pa regjistruar në QKB.

Trupa inspektuese e AKU-së konstatoi katër raste “shitës ambulant” me shkelje  të sigurisë ushqimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër to dy raste ishin “tregtim peshku” në rrugë, 29 kg peshk dhe 110 kg peshk  dhe ndaj tyre u mor masë administrative gjobë, 300.000 lekë secili.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë 2 rastet e tjera ishin “tregtim mishi” ku u bllokuan 29 kg mish (dhie) dhe 150 kg mish derri dhe ndaj tyre u mor masë administrative gjobë, 150.000 lekë për secilin.

AKU në bashkëpunim me Policinë e shtetit do të vijojnë të kryejnë kontrolle edhe në tregjet e tjera të Shqipërisë në kuadër të disiplinimit të therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?