Bllokohet Parlamenti, PD-ja e grupit Berisha-Bardhi nuk ndryshon qëndrim

Paçka thirrjeve nga ndërkombëtarët, as seanca e parë e muajit mars nuk mund të shpëtonte nga koasi. Grupi i Berishës dhe Bardhit, vijoi aksionin e mosbindjes brenda sallës së Kuvendit, pa toleruar asgjë nga kërkesat e saj.

Bllokimi i veprimtarisë parlamentare, për opozitën është përgjigja me të njëjtën monedhë i bllokimit që maxhoranca i ka bërë kërkesave të saj për komisione hetimore.

Socialistët nga ana e tyre duruan për disa çaste, por kupa u mbush kur Flamur Noka i ndezi zhurmuesin Vullnet Sinës, i cili po tentonte të mbante fjalën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo javë do të ketë edhe një seancë të dytë parlamentare ku të enjten, do të shihet nëse palët do të ndryshojnë qëndrim apo do të vijojnë në llogoret e tyre politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?