Bllokohet sistemi i pasaportave, kompania: Po punojmë
Prej afro dy orësh sistemi i pasaportave në të gjithë vendin ka hasur probleme për shkak të internetit. Ky problem ka sjellë në të gjithë vendin pamundësinë e tërheqjes së pasaportave. Nga ana e kompanisë ALEAT e cila është kompania që operon në Shqipëri në bazë kontrate konçesioni të lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë për lëshimin e kartave të identitetit, nuk ka asnjë përgjigje konkrete për zgjidhjen e këtij problemi, pasi përfaqësuesit e saj thonë se po punohet.
KOHA JONË SONDAZH

