Bllokohet votimi në Vrakë, PD tërheq komisionerët

Bllokohet proçesi i votimit në Vrakë të Shkodrës. Shkak për këtë sipas kreut të qendrës së votimit 002 të Malësisë së Madhe, është bërë identifikimi i rasteve të votimit familjar.

Ky i fundit ka ndërprerë procesin, çfarë ka sjellë edhe reagimin e kandidatit të djathtë për këtë Bashki, Anton Kokaj.

Mes tyre ka pasur debate për zhbllokimin e proçesit. Në pamundësi të gjetjes së zgjidhjes, Kokaj ka tërhequr komisionerët e djathtë.

Të djathtët pretendojnë se të majtët të ndikuar nga deputeti i zonës po u bëjnë presion votuesve.

SHKARKO APP