Bllokoi foltoren, Hajdari: Rama vendosi sot për interesat e oligarkëve
E vetmja deputete që ka bllokuar foltoren e Parlamentit të Shqipërisë është Rudina Hajdari, e cila në një deklaratë për mediet jashtë Kuvendit, tha se Edi Rama sot vendosi interesat e oligarkëve mbi interesat e qytetarëve.
“Ai vuri mbi interesat e oligarkëve mbi interesat e qytetarëve. Unë qëndrova deri në fund, se vetëm këtë mjet kam në dorë. U përpoqa deri në fund kundër këtij procesi fars. Rama kishte shansin të ndalonte sot këtë farsë. Formula e tyre ishte farsë. Ju e kuptoni drejt këtë gjë. Këtu opozitarët kanë ardhur rastësisht, unë mbaj përgjegjësi vetëm për votën time. Unë nuk jam këtu për pazare, Rama po fliste për pazare. Kjo betejë nuk bëhet për një karrige, për t’i kthyer t’i parlamentit sovranitetin, që të mos largohen më shqiptarë. Ne i kemi parë këto histori, këtë gjë ne nuk mund t’ja bëjnë ne Edi Ramës. Ndaj është Shqipëria e varfër, e gllabëruar nga një grup personash. Këto janë njerëzit që i kanë thyer kockat shqiptarëve”,- tha Hajdari.