Bllokojnë rrugën Thumanë-Kashar, protestuesit kërkojnë ndihmë nga shteti

Këtë të enjte banorët, fermerët dhe biznesmenët në zonën e Thumanës kanë dale në protestë. Protestuesit kanë bllokuar ndërtimet në rrugën Thumanë-Kashar.

Sipas tyre firma ndërtuese ju ka premtuar në fillim që nënkalimi që lidh autostradën me fushat e Thumanës do ishte i kalueshëm nga çdo lloj mjeti pasi të gjithë banorët kanë toka në zonë, me kultivimin e të cilave mbajnë familjen.

Por nënkalimi për te tokat e tyre është i pakalueshëm. Banorët e Thumanës kërkojnë që shteti të marrë masa.

SHKARKO APP