Bllokonte rrugën e lagjes me inerte, arrestohet 66 vjeçari në Tropojë
Me pretendimin që rruga e lagjes “Hysenukaj” në Tropojë kalonte një tokën e tij, një 66 vjeçar e bllokonte atë me inerte apo duke kryer gërmime.
Si pasojë, është arrestuar M.K., 66 vjeç, banues në fshatin Kërrnajë të Tropojës. Veprimtaria e tij për bllokimin e rrugës së kalimit ishte e përsëritur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 66 vjeç, banues në fshatin Kërrnajë, Tropojë. Ky shtetas, në mënyrë të përsëritur, ka bllokuar rrugën që lidh lagjen “Hysenukaj” me fshatin Kërrnajë, duke hedhur inerte dhe duke kryer gërmime në rrugë, me pretendimin se rruga kalon në tokën e tij“, njofton policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.