Blushi: Duhet të ndryshojmë, po votojmë politikanë të “vdekur”

 

Në universitetin e Korçës ku ka prezantuar librin “Kandidati”, Blen Blushi nuk i ka kursyer kritikat ndaj klasës politike dhe drejtuesve të Partisë Socialiste. Blushi tha se jetojmë në kohët ku votohen dhe besohen kandidatë “të vdekur” që caktohen nga partitë. Ai u shpreh se kjo situatë duhet të marrë fund.

Kritika Blushi ka shprehur edhe ndaj partive duke pranuar se “Jemi brenda partive që nuk të lejojnë të flasësh e të botosh”. Ai shtoi se partitë janë kthyer në ndërmarrje, duke përfshirë këtu edhe Partinë Socialiste.

Deputeti i Partisë Socialiste deklaroi se qytetarët duhet t’i japin fund kësaj situatë kur partitë nuk i lejojnë të shprehen me votë për ato që mendojnë. Ben Blushi ka qenë kritikë ndaj reformave dhe mënyrës se si e drejton PS, Edi Rama.

SHKARKO APP