Blushi nga PL denoncon zgjedhjet: Kur vidhet vota, popullit i vidhet dinjiteti
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se kryeministri Edi Rama ndodhet në panik para zbulimit të manipulimeve që sipas tij janë bërë në zgjedhjet e 11 majit. Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se kryesocialisti nuk i lejon as njerëzit e tij që të kenë transparencë tek votimet.
Ai theksoi se Partia e Lirisë distancohet nga zgjedhjet e 11 majit të cilat i konsideroi si një farsë. Sipas tij vullneti i qytetarëve u deformua me presione dhe se kur popullit i vidhet vota, atëherë është vjedhur dhe dinjiteti.
”Ne si Partia e Lirisë distancohemi nga këto zgjedhje të cilat janë një farsë. Deformimi i vullnetit të qytetarëve përmes presionit, shantazhit, frikës, varfërisë së qëllimshme dhe kontrollit të çdo aspekti të jetës së përditshme është një akt kriminal që nuk mund të amnistohet. Vota është arma më e fortë e qytetarit në një sistem demokratik dhe kur ajo vidhet, i vidhet popullit dinjiteti, liria dhe e ardhmja”, përfundoi Blushi.
KOHA JONË SONDAZH

