Blushi: Policia të mos provokojë, ndryshe ka përplasje. Korreshi: Edhe breshër të bjerë ne jemi këtu

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi i pranishëm në rrugë për mosbindjen civile, tha se kemi një protestë paqësore.

”Nuk na tremb as policia as kushtet e motit. Policia nëse provokon do të ketë përplasje. Nëse duan të provokojnë protestën, bujrum. Kanë bërë thirrje për të shkelur ligjin, jo për të liruar rrugën. Sa herë qytetarët bërtasin qytetarët ‘Rama ik’, del Policia me megafon dhe bën thirrje për lirimin e rrugëve”, tha Blushi.

Nga ana tjetër, deputeti i PD-së Saimir Korreshi tha se është një protestë brenda pritshmërive.

”Mllefi është gjithkund. Edhe pse moti nuk na favorizon, protesta do të vazhdojë deri në orën 20:00. Edhe breshër të bjerë do të qëndrojmë këtu”, tha Korreshi.

 

SHKARKO APP