Blushi: Rama i ka shpatullat e brishta, nuk do ta gëzojë këtë mandat

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e quan terrorizëm elektoral procesin zgjedhor të 11 majit, duke i përshkallëzuar në këtë mënyrë gjuhën e opozitës për zgjedhjet parlamentare.  Për të masakra zgjedhore tashmë ka mbërritur dhe në dyert e evropian, teksa u shpreh i bindur se Edi Rama nuk do ta gëzojë mandatin e katërt qeverisës.

”5 rezolutat nuk janë individuale, por vullnete politike. Këto zgjedhje nuk mund të pranohen. Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat. Nuk mund ta mbajnë shpatullat e tij edhe këtë krim të rëndë. Shpatullat e tij janë të brishta. Tradhtinë e lartë që ndodhi me djegien e mandateve.

Është ajo që e çoi vendin në këtë situatë. Kjo është një mundësi që Ramës të mos i lemë asnjë hapësirë bosh dhe mandatet tona do të jenë me një mision kombëtar për të çmontuar provat dhe faktet që po dalin çdo ditë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?