Blushi: Sot Kuvendi vjen era naftë, s’ka krim më të madh sesa heshtja për krizën
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmendi çmimin e naftës, duke thënë se Kuvendi sot vjen erë naftë.
”Çdo shqiptar ndien neveri teksa sheh këtë Kuvend që vjen era naftë për shkak se shumica prej jush nuk mbrojnë interesin publik, por të një karteli që në bashkëpunim me Edi Ramën ka shtuar sot kostot për çdo shqiptar, fermer e biznes”, tha Blushi. Nga ana tjetër gjatë fjalës në seancën plenare, Blushi tha se nuk ka krim më të madh sesa heshtja për krizën që nuk ka marrë zgjidhje, ndërsa Bordin e Transparencës e quajti “zhvatës” pasi ka rënduar shqiptarët.
”Kjo seancë duhet të dilte me një vendimmarrje sa i përket një krize që rëndon sot në xhepin e çdo shqiptari. Unë e di se ju nuk fusni dorën në xhep për të mbushur makinën me naftë sepse ua mbushin shqiptarët Mercedes-in tuaj luksoz. Unë e di që shumica e deputetëve rimbursohen me taksat e shqiptarëve, por nuk ka krim më të madh sesa heshtja e kujtdo sot për një krizë që duhet të marrë zgjidhje, jo nga një Bord zhvatës, i vetmi Bord në historinë e një vendi demokratik që mblidhet për të rënduar barrën fiskale ndaj shqiptarëve”.
KOHA JONË SONDAZH

