Blushi vijon ndryshimet në Top Channel, shton edhe tre edicione lajmesh

Top Channel ka njoftuar të tjera ndryshime. Sipas lajmit të publikuar nga televizioni në fjalë, do të nis transmetimi i edicioneve të shkurtra të lajmeve në web. Edicionet, të cilat do të jenë 60 sekondshe do të transmetohen në orën 13:00, 16:00 dhe 20:00.

“Top Channel, nëpërmjet faqes së internetit www.top-channel.tv, por edhe në të gjitha kanalet e veta të komunikimit në rrjetet sociale, do të nisë edicionet e shkurtra informative të lajmeve në web.

Në harkun kohor të 60 sekondave do të keni mundësinë që të ndiqni zhvillimet më të fundit nga vendi, rajoni dhe bota, në orën 13:00, 16:00 dhe 20:00”, njofton Top Channel.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?